Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, forumi më i rëndësishëm global për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë botërore, zhvilloi javën që lamë pas sesionin e 48-të në Busan të Koresë së Jugut.

Mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 Shtete Palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore u mblodhën për të diskutuar politikat dhe masat për ruajtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme. Komiteti miratoi zgjerimin e madh të zonave të sheshta të baticës dhe zbaticës në Kore, katër rajone bregdetare kyçe për të forcuar mbrojtjen e shpendëve shtegtarë dhe jetës detare të rrezikuara.

Të premten, Komiteti votoi pro për të shtuar sitin arkeologjik të Sebastia-s në Bregun Perëndimor verior dhe pesë fortesa në rajonin Jabal Amel të Libanit jugor në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Vendimi u mor sipas një procedure emergjente, me arsyetimin se vendet po prekeshin nga konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Palestinezët e cilësuan një arritje kombëtare, ndërsa izraelitët reaguan ashpër duke e përshkruar vendimin si “armatim politik të trashëgimisë kulturore” dhe një përpjekje për të shfrytëzuar UNESCO-n për qëllime diplomatike. Punimeve të Komitetit iu bashkua delegacioni shqiptar, që mori vlerësimi për dokumentet e reja teknike dhe strategjike për Parkunb e Butrintit, forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal, su shpreh nga Koreja Zëvendësministrja Lira Pipa.

“Vlerësim mori edhe puna për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, ku u njoh progresi në avancimin e Planit të Integruar të Menaxhimit, forcimin e koordinimit institucional dhe ndërmarrjen e masave për ruajtjen afatgjatë të këtyre pasurive me rëndësi të jashtëzakonshme”, u shpreh zv.ministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Lira Pipa.

Shqipëria prezantoi masat edhe për mbrojtjen e kësaj Liqenit të Ohrit, përfshirë shpalljen e Gadishullit të Linit si Ansambël Arkitektonik Urban. Pjesëmarrja në këtë sesion forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore të Shqipërisë.