Ditën e sotme, Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mikpret samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në kryeqytet, me praninë edhe të Komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan:

“Dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”.