Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë dënuar sulmin serb në veri të Kosovës, ku dhe u vra polici Afrim Bunjaku. I pyetur nëse do të ketë sanksione ndaj Serbisë për këtë sulm, Von der Leyen ka theksuar se fillimisht duhet që të priten të përfundojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

“Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, u shpreh ajo.

Ndërkohë që Scholz ka theksuar se Gjermania po bashkëpunon me autoritetet e Kosovës në mënyrë që të hetimet të përfundojnë sa më shpejt. 

“Thjesht do të thoja shkurt që ne e dënojmë vërtetë sulmin që ndodhi në Kosovë. Është diçka që shumë nuk do e pranojnë kurrë, është diçka shumë e qartë që BE dhe të gjitha vendet dhe Gjermania janë shumë të qartë në atë pikë. Gjithashtu ne kërkojmë që të ketë një bashkëpunim midis vendeve që suportojnë këto hetime. Është shumë e rëndësishme, jemi duke bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës dhe kjo që po ndodh është diçka shumë e mirë. Mendoj të shtoj se situata e zhvillimit të paqes në Ballkanin Perëndimor ka nevojë për mirëkuptimin e të gjitha vendeve dhe do të funksionojnë nëse nuk janë të ndjekura nga e shkuara por shikojnë drejt së ardhmes. Kjo është arsyeja që ne suportojmë Maqedoninë e Veriut dhe Bulgarinë. Kjo është çështja që ne jemi duke punuar. Në çështjen Kosovë- Serbi ka shumë pika që duhet të arrihen,” tha Scholz.