Gjykata e Sarandës ka vendosur “arrest me burg” për Panajot Anagnostin, 47-vjeçarin e akuzuar për abuzim seksual me thjeshtrën e tij. Ai u arrestua katër ditë më parë, pas denoncimit të nënës së vajzës, me të cilën bashkëjetonte.


Sipas policisë së qarkut, Panajot Anagnosti nga fshati Krane është kallëzuar nga nëna e vajzës, K. C. për abuzim seksual. Ai bashkëjetonte prej disa kohësh me të dhe dy fëmijët e saj. 47-vjeçari ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, ndërkohë që pas ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se me vajzën është kryer marrëdhënie seksuale.


Ndonëse rasti u denoncua nga e ëma e vogëlushes, ajo ka deklaruar më pas se nuk beson që abuzimi të jetë kryer nga 47-vjeçari me të cilin ajo bashkëjetonte prej disa vitesh.


25 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)