Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim shtetasin Xhevair Mejdi, së bashku me dy shtetas të tjerë të paidentifikuar, pas një incidenti të dhunshëm që ndodhi në rrugën “Lefter Talo” në qytetin e Sarandës. Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se të dyshuarit kanë goditur shtetasin Leonidha Mako me sende të forta, përfshirë shkopinj dhe leva hekuri, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Ngjarja dyshohet të ketë lindur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasve Leonidha Mako dhe Florian Mejdi, xhaxhait të Xhevair Mejdit. Policia është angazhuar intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
