Policia ndalon autorin e ngjarjes. I plagosuri nën kujdes mjekësor në spital
Një grindje banale në lokal për pak ka përfunduar tragjikisht për 41-vjeçar nga Saranda. Ai është qëlluar me thikë nga një 39-vjeçar, i cili është ndaluar nga policia. Burimet policore deklarojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Sarandës ku Sokol Omeri, 39 vjeç, nga Gramshi pas një konflikti ka qëlluar me thikë I. C, 41 vjeç. Mbi Omerin tashmë rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, ndërsa 41-vjeçari ndodhet ende nën trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
6 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)