Policia e Sarandës ka bërë të mundur ndalimin e 8 klandestinëve të huaj si dhe prangosjen e dy shtetasve shqiptarë të cilët ndihmonin klandestinëve për të kaluar transit nga vendi ynë.
Ndalimi i tyre u bë i mundur në sajë të një operacioni të ndërmarrë gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Sarandë-Vlorë, ku mësohet se klandestinët po udhëtonin me dy automjete që drejtoheshin nga dy shtetasit shqiptarë, Olsen Shehu, 26 vjeç dhe Gentian Çano, 40 vjeç.
Tetë klandestinët që vinin nga Algjeria, Maroku dhe Libia po transportoheshin shtetasit e mësipërm drejt Tiranës dhe destinacioni i tyre ishte Mali i Zi. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e tyre në trafikun e paligjshëm të qenieve njerëzore.
6 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)