Policia e Sarandës ka mundur të zbardhë një ngjarje të ndodhur tre vjet më parë, në vitin 2012, në qytetin e Sarandës, ku një i moshuar kishte denoncuar grabitjen e 10 mln lekëve nga banesa e tij. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se paratë janë grabitur nga nusja e djalit të të moshuarit, dhe të dashurit të saj të cilët kanë rënë në prangat e policisë.
Sipas hetimeve, Lorena Arapi, 24 vjeçe nënë e dy fëmijëve, kishte bashkëpunuar me të dashurin e saj, Adjon Çifligu, nga Berati për t’i vjedhur 10 mln lekë të vjetra vjehrrit të saj, Skënder Arapi.
30 gusht 2015 (gazeta-Shqip.com)