Kryeministri Edi Rama ka folur për investimet strategjike në Shqipëri, duke përmendur takimet e tij me princat e Emirateve dhe investitorë të huaj.
“Një nga princat e Emirateve nuk erdhi për biznes, por për një bisedë që bëmë së bashku. Nuk kishte qenë asnjëherë në atë pjesë. I tregova edhe Butrintin. Kështu ndërtohen raportet e vendeve të vogla. Aksioneri i Chelsea më tha se donte të shikonte Sazanin, ku do të investohet nga Kushneri dhe më pas do të shkonte në Kroaci”, u shpreh Rama.
I pyetur për raportimet e shtypit italian se ishulli i Sazanit është shitur Jared Kushnerit, kryeministri i hodhi poshtë këto pretendime:
“Ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar. Nuk do të shitet ndonjëherë. Është një pasuri ku qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë e Kushner. Marrëveshja dhe partneriteti do të kalohen në Kuvend”, tha Rama.