Kryeministri Edi Rama u rikthye ditën e sotme të fliste me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.
Rama foli për dëmshpërblimet e qytetarëve të cilëve po iu prishen ndërtimet pa leje dhe theksoi se, në këtë rast, askush nuk do dëmshpërblehet.
Më tej, kreu i qeverisë nuk kurseu ironitë për ish-kryetarin e Partisë Demorkatike, Lulzim Bashën, duke i bërë thirrje që të dilte se kishte humbur dhe nuk po e ndiqte më.
“Nuk kemi dhënë asnjë dëmshpërblim për atë rast. Kur të vijë në pushtet Luli, le t’ia bëjë vetes ato para. Po sa të jem unë këtu kjo nuk do të ndodhë se ka plot të tjerë para tij që duhet të shpërblehen. O Lul ku je mor Lul. Nuk më ndoqe, mbete te 7×7.”- tha ai.


