Në seancën e parë gjyqësore për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, avokati i tij, Ermal Yzeiraj, i kërkoi GJKKO-së aktin e shkruar nga ana e prokurorisë për rikualifikimin e akuzës, duke ngritur dyshime mbi ndryshimin e akuzës nga shpërdorimi i detyrës në vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës dhe formën e grupit të strukturuar kriminal.
Yzeiraj theksoi se nuk ishte ende e qartë qëndrimi i prokurorit dhe kërkoi shtyrje të vendimit dhe pezullim të afateve të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, duke bërë thirrje për një moratorium në këtë proces.
“Ne nuk e dimë qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës nga shpërdorimi i detyrës në vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Nga bashkëpunimi i thjeshtë në një formë më të lartë, ajo e grupit të strukturuar kriminal”, tha ai.
“Deri dje pyeta ata të administratës në Durrës, por më thanë s’ka ardhur, pse nuk e nisët”, pyeti Beqaj Prokurorin, sikurse mëson gazetarja Anila Hoxha.
“Në dukje kjo është kërkesë për marrje vendimi, por në fakt në thelb është për shtyrje. Ndaj, kërkoj pezullim të afateve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak”, tha më tej avokati.
