Në emisionin “Breaking” me Fiori Dardha ka folur sot gjykatësi Fuat Vjerdha, miku i të ndjerit Astrit Kalaja, që u vra ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
I prekur, Vjerdha ka treguar se bashkë me të ndjerin, kanë punuar për 31 vite dhe se nuk kanë patur kërcënime. Ai shtoi se me xhaxhain e vrasësit kanë patur disa përballje ku ai u ka shprehur pretendimet e tij. Ai tregoi dhe bisedën e fundit që ka patur me të ndjerin, gjysmë ore para se ai të vritej në Gjykatë.
“Unë kam punuar prej 31 vitesh me Astritin dhe nuk kemi patur kërcënime. Kjo dhe për meritat e tij si gjyqtar dhe qytetar. Kjo është një çështje e vjetër dhe dje miku im i ndjerë ka kthyer çështjen për rigjykim pasi nuk ishte shqyrtuar në themel. Nga ana e xhaxhait të vrasësit kemi patur vazhdimisht pretendime dhe përballje, që janë shqyrtuar e gjykuar.
Edhe unë kam shqyrtuar këtë çështje, këtë konflikt që daton nga viti 1994, kur Gjykata e apelit në Tiranë i njohur pronësinë familjes Shkambi. Ndërkohë, familjet që ishin strehuar ngritën padi. Gjysmë ore para se të ndodhte ngjarja, takova Atritin, folëm për problemet familjare. Më tha që do merrte kredi në bashkinë Tiranë sepse jetonte me qira. Ishte bërë gjysh së fundmi, folëm për nipin. Fëmiëjt i ka jashtë shtetit.
Astriti ka qenë familjar shembullor, baba i dy vajzave dhe një djali. Ka qenë koleg i çmuar. Komuniteti të cilit i shërbente e donte. Nuk kemi patur asnjë problem.”– tha gjykatësi Vjerdha.