Një incident u regjistrua në hollin e Gjykatës së Tiranës ndërsa zhvillohej seanca për protestuesit e arrestuar pas protestës së dhunshme të PD.

Një burrë u shoqërua nga Policia, pasi avokatët e protestuesve pretendojnë se i provokoi. Në këtë moment, shihet edhe deputeti Klevis Balliu që mësyn në derën e Gjykatës me fjalor ofendues dhe të papërshtatshëm drejt tij dhe e quan provokator. Policia e shoqëroi personin në fjalë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në fund të seancës, Gjykata e Tiranës caktoi masën ‘detyrim paraqitje’, duke lënë të lirë të 19 personat e arrestuar në mënyrë të paligjshme nga policia. Deputeti Klevis Balliu i quajti akuzat shpifje, ndërsa deklaroi se, policia do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.