Në episodin e fundit të Grida Duma Podcast, analisti Arjan Curri ishte i ftuari i radhës, dhe diskutimi u përqendrua kryesisht te tema e prindërimit. Gjatë bisedës, Curri bëri një deklaratë të papritur dhe shumë të veçantë në lidhje me vendimin për të pasur fëmijë.
Ai theksoi se për të bërë baba, ai do ta bënte këtë vetëm përmes një marrëveshjeje, duke sugjeruar se ky është një koncept që e ka reflektuar thellësisht.
Pjesë nga podkasti:
Grida Duma: Nuk do ta provosh fare të bësh fëmijë?
Arjan Curri: Tek fëmija nuk duhet të bësh shaka. Në qoftë se tek këto të tjerat ka falje…
Grida Duma: Domethënë ti le në gjendje që nuk bëhesh baba fare
Arjan Curri: Po, ose do bëhem me marrëveshje
Grida Duma: Të tipit?
Arjan Curri: Jam duke folur me një kolegen time, e cila akoma nuk po pranon që të bëj një fëmijë me të dhe të kujdesem për fëmijë në distancë.
