Deputeti i Kuvendit Halit Valteri ka deklaruar ditën e sotme ndërsa ishte i ftuar në “Breaking” se shoku i kryeministrit Berisha së shpejti do të arrestohet nga SPAK, por pa përmendur emra.

Ai tha se Berisha del dhe mbron bizneset e familjes së tij, në mënyrë që t’i shpëtojë drejtësisë.

“Zoti Berisha është non grata në Amerikë, dhe rrjedhimisht është edhe kjo 5-shja, Gjermania, Anglia, Kanadaja…që e marrin të mirëqenë këtë pjesë. Berisha nuk e ka problemin me shqiptarët, ai ti drejtohet shqiptarëve për ta votuar. Zoti Berisha e provoi para pak kohësh, u votua nga shqiptarët, mori atë rezultat që u pa bashkë me shokun e tij i cili pritet të jetë i radhës nga të arrestuarit e SPAK. Ju sugjeroj te mos i jepni kohë Berishës të mbrojë bizneset e Shkëlzenit, Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës”, tha deputeti Halit Valteri.