Pas seancës në Gjykata Administrative e Tiranës, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka dhënë deklarata për mediat lidhur me çështjen e arrestimit të Erion Veliaj.

Ndreca tha se prokurori që urdhëroi arrestimin nuk i plotëson kriteret ligjore për të ushtruar detyrën:
“Siç e patë, ishte e qartë se prokurori që arrestoi dhe ndaloi kreun e bashkisë nuk i plotëson kriteret. Padia synon të investojë gjykatën për të vlerësuar nëse kemi një prokuror të ligjshëm apo një qytetar që ka marrë atributet e prokurorit në mënyrë të paligjshme.”

Avokati shtoi se çështja shkon përtej individit, duke theksuar rëndësinë e shtetit të së drejtës:
“Është një precedent i rëndësishëm, që mund të ndikojë te çdo qytetar që mund të marrë atributet e një prokurori në mënyrë të papërshtatshme. Ne nuk kemi pretendime ndaj firmës së zotit Dumani; ai është prokuror, por ne jemi fokusuar tek procesi investigativ.”

DEKLARATA:

Siç e patë ishit dëshmitar të një fakti që doli qartë, nëse plotëson ose jo kriteret prokurori që arrestoi dhe ndaloi kreun e bashkisë së Tiranës, dhe doli që kriteret nuk janë plotësuar.

Padia ka qëllim të investojë gjykatën, të vlerësojë nëse kemi një prokuror apo një qytetar të thjeshtë që ka marrë atributet në mënyrë të paligjshme të një prokurori.

Është një çështje që lidhet me shtetin e së drejtës dhe shkon përtej individin. Hap precedent që çdo qytetar mund të bëhet prokuror.

Nuk kemi asnjë pretendim për firmën e zotit Dumani. Z.Dumani është prokuror. Ne jemi këtu për procesin investigativ.

Nëse nuk do të ketë prokuror të Republikës së Shqipërisë që nuk ka ushtruar vepër penale, nuk do të ketë seancë plenare.