Avokati i Ilir Metës nuk do të jetë sot i pranishëm në seancë paraprake në GJKKO për ish-Presidentin ku do të merret vendimi për fatin e tij.

Kujtim Cakrani ka kërkuar shtyrjen, pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit edhe nuk und të marrë pjesë.

Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu, duke lënë në fuqi vendimin e 13 gushtit nga Shkalla e Parë, e cila argumentoi se nuk mund të lirohej për shkak se mund të prishte provat dhe të intimidonte dëshmitarët. Ish-Presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa do të shqyrtohet më 9 tetor.

Ish presidenti akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë.