Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është marrë sot në pyetje në GJKKO lidhur me dosjen e njohur si “Partizani”, këtë herë në rolin e kallëzuesit.

Gjatë seancës, Balla është përballur edhe me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ka dhënë detaje mbi kallëzimin e tij. Ai theksoi se dokumentacioni i dorëzuar përfshin informacione të detajuara dhe data konkrete që ngrisin dyshime për procedurat e ndjekura në privatizimin dhe vlerësimin e pronave.

“Si dashamirës i sportit, kam dorëzuar dokumente që tregojnë mospërputhje, ku në një rast prona përfshihej në planin e përhapjes dhe në një tjetër jo. Gjithashtu, vlerësimi i dy ndërtesave ka qenë qesharakisht i ulët,” deklaroi Balla.

Ai shtoi se faza e parë e procedurës është zhvilluar brenda rreth 6 muajsh, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e procesit. Në kallëzimin e tij, Balla ka përfshirë edhe dyshime për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

I pyetur për pretendimet se pronarët e mëparshëm të tokës ishin dëmshpërblyer vite më parë, Balla u shpreh: “Kam marrë njohuri përmes mediave, por kallëzimi im ka synuar vetëm dokumentimin e mospërputhjeve dhe interesin publik.”

Duke sqaruar rolin e tij, Balla deklaroi se, megjithëse në kohën e depozitimit të kallëzimit mbante funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe më pas të Kryetarit të Grupit Parlamentar, kallëzimin e ka firmosur si qytetar. “Kam kryer detyrën si çdo qytetar, në dobi të interesit publik,” tha ai, duke theksuar se vendimi për kallëzimin ishte personal dhe jo i grupit parlamentar.

Pjesë nga gjyqi:

SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretendoi se janë dëmshpërblyer?

Balla: Jam njohur nga mediat me nje dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.

SPAK: A ju kujton gjë shoqëria G Kamp

Balla: jo nuk me kujtohet.

Jamarbër Malltezi: Çfarë pozicioni ishit kur betë kallëzimin?

Balla: Kam qene sekretar i përgjithshëm i PS. Unë kam kryer detyrën si çdo qytetar. Kam kryer detyrën ne dobi te interesit publik. Kam qene kryetar i grupit te PS

Jamamber Malltezi: A me sqaron dot se ku punoni?

Balla: Jam deputet i parlamentit të Shqipërisë

Malltezi: Po funksion tjetër

Balla: Drejtues politik i PS për diasporën

Malltezi: Sa kohë keni deputet

Balla: 9 shator 2005

Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin

Balla: kam qenë kryetar i grupit të partisë socialiste

Malltezi: Në çfarë cilësie e keni bëre kallëzimin?

Balla: E kam nënshkruar si qytetar

Malltezi: Dëshmitri thote e kam firmos si qytetar ndërkohë duket qartazi ndryshe.

Balla: Në lidhje me këtë çështje kam kryer detyrën si qytetar i republikës së Shqipërisë, kam bërë detyrën edhe si deputet dhe përfaqësues i një funksioni publik.

Malltezi: A ka qenë kjo veprimtari e grupit parlamentar?

Balla: është e ndërthurur, vendimi ka qene i imi, jo i grupit parlamentar të PS.

Malltezi: Provat a janë depozituar nga ju?

Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumë vjeçare, kam shfrytëzuar ligjin për statusin e deputetit dhe kam mbledhur dokumentet dhe i kam depozituar në prokurorin e posaçme.

Malltezi: një pjese e këtyre të dhënave janë të dhëna personale? Si janë marrë provat?

Balla: U jam drejtuar institucioneve në lidhje me procedurat që janë ndjekur, një pjesë kanë qenë edhe nëpërmjet qytetarëve.