Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë pak para nisjes së seancës plenare ku do të shqyrtohet dhe imuniteti i Belinda Ballukut. Kryeministri është parë të hyjë në Kuvend me makinën e tij dhe më pas ka hyrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.
Në orën 10:00, pritet që të nisë në Kuvend seanca ku do të votohet për 2 raportet e maxhorancës dhe opozitës, mbi kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes socialiste Belinda Balluku, duke vulosur fatin e kësaj kërkese që qëndron në Kuvend prej datës 16 dhjetor të vitit të kaluar.


