Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku në rend dite është përfshirë edhe nisja e procedurave për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në këtë mbledhje mungojnë tre anëtarë të këshillit: Gaz Paja, Aldo Merkoci dhe Joleza Koka. Për shkak të mungesës së tyre, këta përfaqësues nuk do të marrin pjesë në votimin për shkarkimin e Veliajt.

Procesi po zhvillohet në një atmosferë të tensionuar politike, ndërsa pritet me interes vendimi që do të marrë Këshilli Bashkiak në lidhje me fatin e drejtuesit aktual të Bashkisë së Tiranës.