Seanca e sotme parlamentare ka nisur me përplasje të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të maxhorancës.
Duke marrë shkasë nga mungesa e kryeministrit Edi Rama në seancë, deputetët opozitarë kanë kërkuar interpleancë me të.
Ndërkohë deputetja Vokshi, ka paralajmëruar se kjo seancë nuk do të jetë normale.
Albana Vokshi: Kjo seancë nuk do të jetë normale, kështu që thirreni Edi Ramën që të vijë. Të paktën 3 ministre që janë aty, sot duhet të ishin shkaktuar. Ky është konsultimi që ka bërë me studentët, i ka thënë që edhe po nuk ishit dakord, ne do e marrin vendimin dhe nuk ju pyesim fare. Së dyti, ministrja e Shëndetësisë nuk duhet të ishte aty. Nuk ka ardhur në asnjë seancë me studentët. I ka injoruar, i ka refuzuar. Krifca s’duhet të ishte aty. Rrezikohen fondi i IPARD III.