Në emisionin Breaking në Top News, ditën e sotme ishte i ftuar avokati i Klea Prengas, Alfred Duka, për të folur për sherrin e bujshëm të verës me motrat Berisha në një nga lokalet e Tiranës.

Moderatorja Fjori Dardha e pyeti avokatin lidhur me zërat për një seancë të mundshme pajtimi mes motrave Mariela dhe Antonela me të sulmuarën Klea Prenga.

“Ka zëra për një seancë pajtimi mes dy palëve, por në një status të mëhershëm nga Klea Prenga kam parë që ajo e ka mohuar në mënyrë kategorike diçka të tillë,” tha Dardha.

“Unë jam avokati i saj i Kleas që pak ditë pas ngjarjes, me një akt përfaqësimi që e kam paraqitur në aktin e akuzës, dhe deri tani nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar me mua apo me vetë Klean lidhur me ndonjë pajtim të mundshëm,” tha Duka.