Eksperti i sigurisë, Fation Softa në një emision televiziv komentoi aksionin e policisë një ditë më parë në kampin e muxhahedinëve në Manëz. Sipas tij dyshimet janë për një aktivitet të mundshëm të sulmeve kibernetike.
Softa e lidh dyshimin e tij edhe me faktin se muxhahedinët kanë djegur disa materiale, por theksoi se për do të jenë organet e hetimit që do të zbulojnë se për çfarë aktiviteti bëhet fjalë. Softa u shpreh se nëse aktiviteti është politik, kjo nuk përben vepër penale.
“Këto servera janë pajisje të cilat janë jo vetëm arshiva, por materiale përpunimi e të tjera dhe me çfarë aktivitetesh janë marrë. Nëse kanë shkelur marrëveshjen, janë marrë me politike? Politika nuk është vepër penale, është shkelje marrëveshje.
Dyshimet mund të jenë se përderisa ky kamp ka qenë hermetik dhe brenda kampit ka pasur persona të një nivelit të lartë të përdorimit të teknologjive dhe njerëzit janë goxha të arsimuar dhe flasin për një opozitë. Një opozitë iraniane që ka pasur edhe elementët e saj të sigurisë, që ka qenë edhe e kërcënuar.