Ai shprehet se nuk do të jetë e largët dita kur edhe vetë kryeministri Edi Rama do të përballet me drejtësinë. Sipas Bardhit, kryeministri nuk mund të shpallte si investitorë strategjikë persona që kanë përfituar prona në bregdet përmes falsifikimit.
Gjithashtu ai nuk mund të shpallte sipas tij investitorë strategjikë, trafikantë droge dhe porositësh vrasjesh me pagesë.
Bardhi thotë se Rama ka abuzuar rëndë me pushtetin duke grabitur pronat publike përmes këtyre investitorëve. Për këto Rama ka vënë firmën e tij dhe kjo do ta çojë të përballet me drejtësinë.
Reagimi i Bardhit:
Sekuestrimi i pronave të disa investitorëve strategjikë e vendos Edi Ramën në pozitën e një kryeministri që ka abuzuar rëndë me pushtetin. Përveç miqësisë me Kryeministrin, qartësisht duket se kriteri mbi të cilin Edi Rama i ka shpallur investitorët strategjikë ka qenë grabitja e pronave publike e private prej tyre!
Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë persona që kanë përfituar pronat në Bregdet përmes fallsifikimit. Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë trafikantë droge dhe porositës vrasjesh me pagesë.
Tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Shumë prej tyre nuk kanë të bëjnë me zhvillimin, por me pastrimin e parave nga punët e pista. Me këto para kanë blerë edhe fallsifikimin e pronave, ku kanë ngritur dhe po ngrenë perandorinë e krimit dhe të korrupsionit.
Mbi këto vendime, Edi Rama ka vendosur firmën e tij dhe nuk duhet të jetë e largët dita, kur ai do të duhet të përballet me drejtësinë.
SPAK vendosi sekuestrimin e pronave të Artan Gaçit dhe Pëllumb Gjokës, që qeveria i kishte shpallur si investitorë strategjikë. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Ai shprehet se nuk do të jetë e largët dita kur edhe vetë kryeministri Edi Rama do të përballet me drejtësinë. Sipas Bardhit, kryeministri nuk mund të shpallte si investitorë strategjikë persona që kanë përfituar prona në bregdet përmes falsifikimit. Gjithashtu ai nuk mund të shpallte sipas tij investitorë strategjikë, trafikantë droge dhe porositësh vrasjesh me pagesë.