104 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek mes Gjirokastrës dhe Janinës. Sipas informacioneve të policisë, i është bërë thirrje drejtuesit të mjetit ku dyshohej se fshihej lënda narkotike që të ndalonte, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe e ka shtuar më tej shpejtësinë.


Për pasojë, mjeti është aksidentuar duke u përplasur me një mur. Pas kësaj policia greke ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili është një 28-vjeçar nga Shqipëria.


Ndërkohë, nga kontrolli i ushtruar në mjetin e ndaluar janë sekuestruar 104 kg drogë e llojit hashash që mendohet se vinte nga Lazarati.


26 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)