matPolicia e Matit ka gjetur dhe sekuestruar 80 predha të artilerisë në tunelin e Qafështamës.


Informacionet mbi vendndodhjen e tyre janë marrë në rrugë operative, e menjëherë shërbimet policore janë drejtuar për në tunelin numër 2 të Qafështamës, në fshatin Selic të Matit, aty ku kanë konstatuar 60 predha të kalibrit 12 mm dhe 20 predha me gjatësi 30 cm.


Tuneli në fjalë rezulton të ketë qenë i bllokuar që prej ngjarjeve të vitit 1997, por ai është hapur si pasojë e erozionit dhe predhat luftarake janë zbuluar në hyrje të tij. Predhat e sekuestruara i janë dorëzuar për t’u mbajtur në ruajtje Policisë Ushtarake.


27 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)