
Një persona ka përfunduar në prangat e policisë, pasi iu gjet arsenal armësh. Kjo ka ndodhur gjatë një operacioni policor në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Policia ka bërë të ditur se ka ka ushtruar kontroll në mjetin e një personi ku i ka gjetur një armë zjarri pa leje.
Më pas kanë ushtruar kontroll në banesën e tij ku kanë gjetur e sekuestruar pistoleta me silenciator, snajper dhe armë e municione të tjera.