Janë vendosur xhamat e rinj sot në godinën e Partisë Socialiste, pasi një ditë më parë, në dy episode, protestuesit i thyen ato me gurë.
Ndërkohë, siç shihet nga pamjet dhe raportimi nga terreni i gazetarëve të Top Channel, që po ndjekin edhe sot nga afër të gjitha zhvillimet, në ambientet e jashtme të PS-së janë shtuar forcat e policisë.
Ndërkohë, një ditë më parë, gjatë sulmit me gurë, u panë të dilnin nga godina rozë disa persona të maskuar, ndërsa në duar mbanin shkopinj druri, me të cilët tentonin të zmbrapsnin protestuesit.
