Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish.

Sipas mediave lokale, viktimat janë një burrë dhe një grua, shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Aksidenti ka ndodhur pranë daljes së Umçarit, kur vetura e markës “Seat”, me targa gjermane, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në automjet ndodhej edhe një person i tretë, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në spital.

Dyshohet se këta ishin duke kaluar tranzit nëpër Serbi, duke udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut për t’i kaluar pushimet.