Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në lagjen nr. 4, në “Rrugën e Portit”. Sipas njoftimit të policisë, një automjet tip “Benz” me drejtues 24-vjeçarin M. P. ka aksidentuar një 71-vjeçar me inicialet I. D., banues në Durrës.
I moshuari u transportua menjëherë në spitalin e qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.