Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Fier–Levan, në segmentin e bypass-it të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të autostradës.

Në automjet udhëtonin pesë persona, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përplasjes, si dhe për menaxhimin e qarkullimit.