Pak minuta më parë, një aksident ka ndodhur në kryqëzimin pranë Shkollës së Muzikës në Fier, ku një automjet Land Rover, i drejtuar nga një 17-vjeçar, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën.

I plagosuri, 35 vjeç, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.