Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë katër automjete.
Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për menaxhimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.
Hetimet për përcaktimin e plotë të dinamikës së aksidentit vijojnë.
