Pas ndryshimit të masës nga arrest me burg në arrest shtëpiak, SPAK kërkon për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako kthimin në burg.

Kjo kërkesë, siç bën me dije gazetarja Anila Hoxha, u shqyrtua sot në gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Prokurori i çështjes deklaroi se në rast se nuk vendoset arresti me burg për Vangjush Dakon atëherë të lihet në fuqi arresti shtëpiak.

Por nga ana tjetër avokatët e Dakos, këmbëngulin se kanë përfunduar afatet edhe për arrestin shtëpiak.