Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 57,213 vota. Partia Demokratike renditet e dyta me 36,405 vota.
Forcat e tjera politike kanë marrë më pak mbështetje: Shqipëria Bëhet ka arritur 4,520 vota, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 2,518 vota.
Nga ndarja e mandateve, PS siguron 6 deputetë, ndërsa PD merr 4 mandate, duke ndarë kështu përfaqësimin në parlament për këtë qark.
