Një tjetër kontroll i befasishëm është ushtruar ditën e sotme në burgun e Vlorës, pas aksioneve të zhvilluara më herët në institucionë të tjera të izolimit në vend.
Burime zyrtare bënë me dije se në qelinë e një prej të dënuarve, është gjetur një telefon celular, i fshehur poshtë dyshekut të shtratit. Aktualisht nuk bëhet i ditur emri i të dënuarit që e posedonte telefonin.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrollove të befasishme në IEVP është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip “Iphone”, i fshehur brenda në dyshek. Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.
