Drejtori i Policisë ka vendosur ndryshime në strukturat drejtuese në kryeqytet, duke emëruar Alban Hoxha në krye të Komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Hoxha zëvendëson në këtë detyrë Edvin Peci, ndërsa më herët ka mbajtur postin e shefit të Sektorit të Krimeve në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Ai ka një eksperiencë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si antidroga dhe operacionalja, si dhe ka shërbyer në detyra të ndryshme në qarqet e Fierit dhe Shkodrës.