Kanë rinisur tensionet para Kuvendit, pasi një nga deputetët ka dalë nga godina ku po zhvillohet seanca parlamentare. Raportohet se deputeti demokrat Gjin Gjoni është gjuajtur me vezë teksa ka dalë në këmbë nga Kuvendi. Protestuesit i janë drejtuar me thirrje dhe akuza, duke i thënë se ai dhe kolegët e tij, nuk përfaqësojnë shqiptarët.
Qytetarët po qëndrojnë pas korrdonit të krijuar nga policia, e cila ka hapur rrugën ku kalojnë deputetët. Megjithatë, kjo nuk i ndalon ata të hedhin vezë dhe shihe uji drejt cilitdo ligjvënësi që del nga godina e Parlamentit.
