Është mbyllur seanca plenare dhe politikanët kanë nisur të dalin nga salla. Jashtë i presin qytetarët, të cilët në momentin që një automjet ka tentuar të dalë nga rrehtimi, e kanë gjuajtur me vezë. Menjëherë kanë ndërhyrë efektivët, të cilët kanë ndjekur me vrap qytetarët që gjuajtën me vezë dhe kanë shoqëruar disa prej tyre.

Protesta e sotme ka nisur me tensione prej orës 09:00, pasi policia kishte bllokuar kalimin e mjeteve dhe qytetarëve në zonën pranë Kuvendit. Gjatë tubimi, qytetarët përdorën vezë, domate dhe sende të tjera të cilat i hodhën në drejtim të deputetëve dhe efektivëve. Pas kësaj, policia përdori ndaj tyre ujë, spraj djegës dhe gaz lotsjellës.