Sërish janë regjistruar tensione jashtë Kuvendit, teksa protestuesit gjuajtën me vezë, ujë e miell efektivët e policisë.

Përshkallëzimi erdhi në momentin që Kuvendi mbylli punimet dhe deputetët nisën të dilnin. Policia u përpoq të largonte me dhunë protestuesit, por ata iu përgjigjën duke u ulur këmbëkryq në mes të rrugës. Nga ana tjetër, një qytetare u pa pa ndjenja dhe menjëherë ndërhyri ambulanca duke e larguar me barelë nga aty.