Qytetarët e Rrogozhinës do të zgjedhin sot  drejtuesin e ri të bashkisë.

Mediat raportojnë se deri më tani gjithçka është në rregull dhe procesi i votimit, i qetë.

“Sipas informacioneve që vijnë nga 55 qendrat e votimit  ka nisur gjithçka në rregull dhe procesi i votimit po vijon normalisht. Pritet që në orët e para të mëngjesit të ketë një fluks pasi temperaturat e larta bëjnë që në mesditë të ketë pjesëmarrje disi më të ulët”, raportojnë mediat.

Në garë janë Edison Memolla nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, që mbështetet nga dyshja Meta- Berisha.

Ndryshe nga 14 maji, qytetarët do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun. I pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha.