Këtë të enjte nisi sezoni i ri i emisionit “Top Story”, pas një vere të nxehtë politike me shumë ngjarje që lamë pas.

Në nisje të emisionit, moderatorja Grida Duma u shpreh se vera që sapo lamë pas risolli në vëmendje problemet e vjetra të vendit, duke rikthyer pyetje që vijojnë të ringrihen dhe sfida të pazgjidhura që theksojnë një status quo politike dhe institucionale.

“Nisim sonte sezonin e ri në Top Story duke lënë pas një verë e cila risolli problemet e vjetra. Rikapituloi problemet që përsëriten, qindra hektarë që digjen, probleme të qindra metrave katrorë pa leje që prishen, hapin një debat për selektivet që ndiqet jo me shumë seriozitet me një debat alla politik të marrjes së kompetencave nga bashkitë.

Kjo theksoi faktin që pushteti ishte vendosur i gjithi në një pol politik. E pra krisje që përsëritet, pyetje që ringrihen dhe dhe ngjarjen që theksojnë statuquo. Polet kanë bërë më shumë improvizime sesa planifikime. Polet politike janë përgjigjur njëra-tjetrës me të tilla improvizime” – u shpreh Grida Duma në nisje të emisionit.