Pakistan


Një vajzë e vogël, e cila u qëllua me plumb në kokë nga talebanët pasi kishte bërë thirrje për arsimimin e vajzave në rajonin tribal të veriut të Pakistanit, doli nga spitali në Londër dje, me shëndet të plotë. Pesëmbëdhjetëvjeçarja Malala Yousufzai u qëllua me atentat në tetor dhe u dërgua në Britani për kujdes mjekësor. Ajo do t’i nënshtrohet mjekimit sërish në shkurt, për një operacion për rindërtimin e kafkës. Ajo u qëllua pasi doli nga shkolla në luginën Suat, për shkak se kishte mbajtur një blog në internet, ku shkruante për përvojën si vajzë në zonën e sunduar nga talebanët. Atentati ndaj saj e bëri një simbol ndërkombëtar për të drejtat e grave dhe vajzave në të gjithë botën dhe mbi 250 mijë vetë kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që ajo të shpallet fituese e çmimit “Nobel” për paqen.