Krejt ndryshe nga premtimi për reduktimin e stokut, reforma në sistemin gjyqsor e cila u finalizua në fund të vitit 2022, e ka shtuar edhe më problematikën e çështjeve gjyqsore në apel. Aktualisht kjo gjykatë punon vetëm me 1/3 e stafit të kërkuar. Kjo trupë gjyqsore është njëkohësisht vetë viktimë e këtyre kushteve. Duhet të përballë të gjithë procesin ankimor që vjen nga të gjitha gjykatat e Shqipërisë. Të gjendur në këto kushte mbingarkese ekstreme ato shqyrtojë 3 herë më shumë dosje se sa gjyqtarët e vendeve të BE, të cilët shqyrtojnë mesatarisht 100 dosje në vit.
NëShqipëri, një gjyqtar i apelit realizon mesatarisht 300 vendimarrje në vit.
‘Një gjytar në BE shqyrton mesatarisht 300 cështje në vit, një gjytar në Shqipëri shqyrton 1000 cështje në vit dhe pastaj probleme të tjera, zbardhje e vendimeve përtej afateve, zvarritje të proceseve dhe rënien e gjykatës administrative, e cila aktualisht ka humbur cdo afat. Aktulaisht po shqyrton cështje të 2018’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha
Kjo do të thotë që brenda një dite pune, një gjyqtar njihet me çështjen, lexon dosjen, njihet me provat, dëgjon palët dhe merr vendimin.Nga ana tjetër kjo gjykatë po përballet me një stok të përmasave historike, të pavëzhguar më parë në historinë e gjykatave të apelit. Ky stok, ka arritur në 50 mijë dosje. Në kushtet aktuale, do të duheshin 7 vite për ta hequr stokun. Dhe kjo, në kushte idealesikur të mos vinte asnjë dosje e re.
‘Unë besoj se prodhon stres ekstrem mbi ata që marrin shërbimin gjyqsor dhe duhet mbi ata që duhet ta shërbejnë drejtësisë. Pra unë janë krijuar parakushtet eksplozive që dikush të paraqitet mnë sallë dhe të godasë atë gjyqtar që shorti i verbër ia solli përballë’ u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP
Ky fund tragjik duket të ishte edhe rasti I gjyqtarit Astrit Kalaja që u ekzekutua nga një person, familja e të cilit orvatej prej vitesh nëpër salla gjyqesh.
Është ironike të thuash se nëfaqen zyrtare tëKëshillittë Lartë Gjyqësor, ështëpublikuar një Strategji e posaçme për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura për periudhën 2024-2027. Por, nëse në vitin 2023 në Apel ishin rreth 37.600 dosje stok, sot numri ka arritur në 50 mijë. Pra, një strategji optimiste vetëm në letër. Para vitit 2019, në Apel zgjidheshin mesatarisht 17 mijë çështje në vit, aktualisht ky numër ka rënë nën 10 mijë. Para vitit 2013 duheshin 270 ditë për të zgjidhur një çështje civile, në vitin 2023 kohëzgjatja është shumëfishuar duke arritur 1.250 ditë.
‘Në renditje numri një është për konflikte e mosmarrëvehje brenda familjes së madhe aty fillon, pastaj vjen drejtësia që nuk ësht ë vendosur në shumë raste dhe me të drejtë disa janë të pakënaqur nga vendimet e drejtësise nga zvarritjet e gjyqeve abuzimet korrupsioni pastaj vijnë abuzimet e tjera që lidhen me hipotekën dhe aty është një katrahurë në këtë drejtim dhe tjetra është për abuzime me dokumentacionin në arkiva’ u shpreh Roland Qafoku, gazetar
Në Gjykatën Administrative të Apelit, në 2014ën numri i çështjeve të prapambetura ishte afërsisht 6 mijë. Në vitin 2023 shkoi në mbi 23 mijëdosje. Bazuar në treguesit e mësipërm, për zgjidhjen e një çështjeje duhen mesatarisht 5326 ditë ose 14 vjet e gjysmë.
Problemet që përballet Gjykata e tragjedisë janë nga më absurdet. Gjykata e apelit vijon punon me regjistra manual pasi ky institucion nuk ka para’ për të paguar një sistem elektronik. Kjo do tëndihmonte për ta bartur stokun në vitin pasardhës. Si pasojë të 50 mijë dosjet duhen kaluar maualisht në regjistrat e vitit që vjen.
‘Çfarë paradoksi, teknologjia është një mollë e ndalueme për gjykatat, sapo kemi dekretuar një avatar minister, s’ka staf për të bërë bartjet, numaratorët janë të gjithë manuanë, bartjet janë manuale, sistemet janë stopuara, ata skanë me se të paguajnë stafet. s’ka personel për të bërë bartjet nga viti në vit, në fund të vitit tjetër janë regjistra manualë’ u shpreh Gerti Shella, drejtor INFOCIP