Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i ftuar në studion e “Breaking” deklaroi se LSI është në koalicion me Sali Berishën dhe me grupin për Rithemelimin e PD-së dhe se nuk se shanset janë reale për t’i fituar 6 bashkitë.
“Është zyrtarizuar koalicioni jonë me partinë demokratike nga grupi i rithemelimit. Ne kemi një koalicion me PD që përfaqësohet nga grupi i rithemelimit, është e drejta e KQZ të vendosë. Shanset janë reale në 6 bashki, duhet punuar fort duke filluar nga Durrësi, Shkodra është shumë para, është garë e hapur. Ndërkohë që duhet punuar dhe me Vorën”, tha Braimllari.
Ndërkohë që ai u shpreh se për zgjedhjet e 6 marsit ka pasur negociata me Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Gent Strazimirin dhe Klevis Balliu.
“Zgjedhjet e 6 marsit do të tregojë nëse do të kemi një opozitë që punon për rrëzimin e pushtetit apo një opozitë fasadë për interesa biznesi. Kandidatët e përzgjedhur nga persona seriozë”, tha ai.
Ai gjithashtu sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me Edi Ramën, për të dështuar në zgjedhjet e 25 prillit.
“Basha është në marrëdhënie me Ed Ramën, e këtë qartësoi vetë Basha kur nuk ftoi aleatët në një tryezë pas zgjedhjeve, arsyeja është e thjeshtë se ka mbështetjen e besimin e Edi Ramës. 25 prilli ka qenë më parë i shitur nga Basha dhe një grup i ngushtë rreth tij. Nuk kishte një frymë kombëtare, nuk krijoi frymën e ekipit Basha nuk bashkëpunoi me Kryemadhin. Ishte një zgjedhje e Lul Bashës për të bërë këtë fushatë, ne ishim të detyruar që të respektonim këtë zgjedhje. Edhe pas 25 prillit ka qenë e kujdesshme në qëndrimet e saj”, theksoi Braimllari.