Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e quan arritje që opozita ka pranuar kërkesën që kandidati për kryebashkiak të jetë jo nga fusha politike.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Grida Dumën, Shehaj tha se nëse Tirana do drejtohet nga një figurë jo e korruptuar, duhet jashtë politikes. Ai tha se me një nga tre emrat e përfolur nga opozita, kanë shans 50 me 50 për të fituar zgjedhjet përballë Ogerta Manastirliun. Kandidati i Partisë Mundësia është Ermal Hasimja.
Agron Shehaj: Më bëhet qejfi që PD ka pranuar kërkesën tonë për një kandidat jashtë politikës. Nëse duam t’i japim Tiranës një figurë të pa korruptuar, duhet jashtë fushë politike. Është moment i jashtëzakonshëm për shumë arsye prandaj duhet një zgjidhje e jashtëzakonshme. Vetëm një nga emrat është kandidatura jonë.
Arjan Curi: Hasimja është i Partisë Mundësia?
Shehaj: Në respekt të bisedimeve nuk do doja… Nga ana tjetër dua të sqaroj, nuk dua të imponojmë emrin. Është arritje që është pranuar kandidati jashtë sferës politike. U informuam me emrat e palës tjetër, thamë emrin tonë. Këta emra janë më potencial. Manastirliu është profil jo i pëlqyer, nuk ka pasur ndonjë profil të rëndësishëm. PS edhe dikë ta marri nga rruga mund të zgjidhet. Jam i bindur që kandidati që kemi propozuar, shanset për të fituar 50/50. Këtë nuk e them vetëm unë.