Policia e Gramshit ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin P.K., i cili akuzohet për shantazhimin e një 17-vjeçareje në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve, e reja ka qenë nën presionin e vazhdueshëm të P.K. dhe ka ndodhur që për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, të konsumonte një sasi medikamentesh mjekësore.

Komisariati i Policisë Gramsh ka referuar materialet përkatëse në Prokurori dhe ka shpallur në kërkim P.K., banues në Gramsh.

Autoritetet po punojnë për kapjen e tij dhe për të zbardhur të gjitha detajet e këtij rasti të rëndë. Hetimet janë në vazhdim dhe vijon puna për të siguruar arrestimin e të riut.