Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 74 votat e deputetëve të Partisë Socialiste marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një hua prej 302 milionë dollarësh, e destinuar për financimin e projekteve në sektorin e mbrojtjes.
Projektligji u votua pas zhvillimit të një diskutimi me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave, për shkak të natyrës së informacionit që lidhej me marrëveshjen.
Në momentin e votimit, në sallën e Kuvendit nuk ishin të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj, duke bërë që marrëveshja të miratohej vetëm me votat e shumicës socialiste.
Pas përfundimit të procesit të votimit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shpalli të mbyllur seancën plenare.
