Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shtetasit që kërkojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.
Në postimin e saj, ambasada ka ndarë mesazhin se një oficer konsullor mund të refuzojë aplikimin për vizë nëse ata nuk besojnë se personi që aplikon nuk do të ndjekë rregullat përkatëse. Njoftimi thekson më tej se është përgjegjësia e udhëtarëve që të përdorin vizën e udhëtimit në mënyrë korrekte.
Njoftimi i plotë:
Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte. Disa aktivitete që LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:
✅Turizëm;
✅Pushime;
✅Blerje;
✅Vizitë tek miq ose të afërm;
✅Takime me bashkëpunëtorë biznesi;
✅Pjesëmarrja në një konventë ose konferencë Aktivitete
Aktivitete QË NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:
❌Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen e fëmijës në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane);
❌Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan;
❌Studimi për një diplomë ose kredite akademike;
❌Performanca të paguara.


