Një person i armatosur hapi zjarr në ambientet e brendshme të kompanisë “Açent Signage Systems”, në Mineapolis, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe më pas është vetëvrarë.


Lajmi është publikuar nga e përditshmja “Los Angeles Times”, i cili ka saktësuar se autori është një 36-vjeçar i papunë. Në ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mes tyre janë dy drejtues të kompanisë.


Autori, ishte pushuar nga puna pak kohë më parë dhe mes viktimave, ka qenë ish-punëdhënësi i tij.


28 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)